Zyrtarja e policisë Vjollca Hoti diplomohet në Akademinë e FBI-së

Zyrtarja e policisë Vjollca Hoti diplomohet në Akademinë e FBI-së

Ambasada e Kosovës në Washington ka përgëzuar zyrtaren e Policisë së Kosovës, Vjollca Hoti, për përfundimin me sukses të Akademisë Kombëtare të FBI.

Sipas ambasadës, ky sukses dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, si dhe thekson bashkëpunimin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe zyrtarë të misionit diplomatik dhe të Policisë së Kosovës./Gazeta10