Aksident në hyrje të terminalit të autobusëve në Sarandë, makina përplas 31-vjeçarin egjiptian

  • Ndaje
Aksident në hyrje të terminalit të autobusëve në Sarandë, makina përplas 31-vjeçarin egjiptian

Një aksident është regjistruar këtë të martë në mbrëmje në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacionit paraprak, automjeti me drejtues shtetasin Xh.I., në momentin që po hynte në qytet, ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën pranë terminalit.

I dëmtuari është identifikuar si Hysen Riad, 31 vjeç, me origjinë egjiptiane. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në urgjencën e spitalit, ku bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksident në hyrje të terminalit të autobusëve në Sarandë, makina përplas 31-vjeçarin egjiptian appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.