Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, policia gjobit 26 protestues

  • Ndaje
Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, policia gjobit 26 protestues

Policia e Tiranës ka bërë me dije këtë të enjte se ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve gjatë protestës së të mërkurës.

Gjobat, sipas policisë, janë vendosur ndaj protestuesve pasi ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia shton se ata u gjobitën me vlerën 5 000 lekë.

“Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 26 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 26 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë”, njofton policia.

The post Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, policia gjobit 26 protestues appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.