Erlis Shala: Jam lindur në Gjermani, por zemra më rreh për Kosovën

  • Ndaje
Erlis Shala: Jam lindur në Gjermani, por zemra më rreh për Kosovën

Portieri i ri Erlis Shala, i cili është pjesë e skuadrës U20 të klubit italian Lecce, ka shprehur emocionet e tij për përfaqësimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Shala ka folur për lidhjen e tij me vendlindjen e familjes dhe dëshirën për të veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

“Jam lindur në Gjermani, por zemra më ka rreh për Kosovën. Kur më ka ardhur ftesa, ka qenë si ëndërr”, është shprehur portieri.

Deklarata e tij dëshmon emocionin që përjetojnë futbollistët me prejardhje shqiptare kur marrin mundësinë për të përfaqësuar vendin e tyre të origjinës./Albinfo.ch

The post Erlis Shala: Jam lindur në Gjermani, por zemra më rreh për Kosovën appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.