Atletico Madridi interesohet për Leon Avdullahun, Simeone e sheh si përforcim ideal

Atletico Madridi ka shprehur interesim për transferimin e futbollistit Leon Avdullahu gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve të publikuara, trajneri i skuadrës madrilene, Diego Simeone, e pëlqen shumë mesfushorin dhe e konsideron atë një profil të përshtatshëm për të përforcuar repartin e mesfushës.
Interesimi i klubit spanjoll përbën një zhvillim të rëndësishëm në karrierën e Avdullahut, i cili mund të jetë në qendër të vëmendjes së një prej klubeve më të njohura të futbollit evropian në merkaton e verës.
Megjithatë, deri më tani nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të konfirmuar, por për interesim nga ana e Atletico Madridit./Albinfo.ch
The post Atletico Madridi interesohet për Leon Avdullahun, Simeone e sheh si përforcim ideal appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



