Ish-futbollistët shqiptarë të FC Baselit, sot do të përbënin një ekip të pamposhtur

FC Baseli po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa disa prej futbollistëve që dikur ishin pjesë e akademisë së tij po dëshmojnë vlerat e tyre te skuadrat e tjera në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Një analizë e publikuar nga gazeta zvicerane “Basler Zeitung” vë në pah ish-juniorët e klubit nga Bazeli, të cilët aktualisht luajnë për ekipe të ndryshme. Sipas gazetës, përzgjedhja e tyre do të mund të formonte një skuadër mjaft konkurruese, e cila madje do t’i shkaktonte probleme ekipit aktual të Baselit.
Në mesin e emrave të përmendur janë edhe Hammel, Ajeti dhe Bislimi, futbollistë që përfaqësojnë një pjesë të talenteve të zhvilluara dikur në akademinë e klubit zviceran./Albinfo.ch
Për më shumë rreth kësaj analize – Këtu
The post Ish-futbollistët shqiptarë të FC Baselit, sot do të përbënin një ekip të pamposhtur appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



