“Mos lejoni me u përsëritë”, Haradinaj sërish flet për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramush Haradinaj ka folur në seancën e sotme për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe në Kosovë, duke thënë se vizitat e politikanëve nga Serbia duhet të trajtohen me protokoll dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritire të qarta, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se herën tjetër do të kërkojnë përgjegjës nga kushdo që bën lëshime që s’e ka kryer punën e vet në rast të këtyre vizitave.
“Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë, duhet të trajtohet me protokoll vizitave dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritere të qarta. Vizitat duhet të monitorohen, në rast se gjatë këtyre vizitave ndodh shkelje ose cenim i rendit kushtetues, apo dërgohen porosi për qarqe të urrejtjes kundër rendit kushtetues, duhet të zbatohet ligji i Kosovës. Dola në këtë foltore se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi nga kushdo që ka bë lëshime dhe nga kushdo cilado instancë që s’e ka kry punën e vet në rast të këtyre vizitave, do të adresojmë të kjo adresë. Ju lutem, mos lejoni me na u përsërit kjo një herë tjetër”, ka thënë Haradinaj./Veriu
The post “Mos lejoni me u përsëritë”, Haradinaj sërish flet për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.