2 shqiptare, 2 gola në Evropian
Dy futbollistet shqiptare kanë lënë gjurmë në Kampionatin Evropian të Femrave në Zvicër The post 2 shqiptare, 2 gola në Evropian appeared first on Albinfo.

Kampionati Evropian i futbollit të femrave në Zvicër ka sjell spektakël deri më tani me shumicën e stadiumeve që ishin të mbushura.
Në këtë Evropian po lënë gjurmë edhe futbollistet shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Riola Xhemaili dhe Kosovare Asllani janë futbollistet shqiptare në këtë Evropian. Riola luan për Zvicrën dhe Kosovarja për Suedinë.
Në fazën e grupeve që ende nuk ka përfunduar dy futbollistet shqiptare shënuan nga një gol.
Riola Xhemaili me golin e saj në minutën e 92-të i siguroi një pikë Zvicrës ndaj Finlandës, duke kualifikuar Zvicrën për herë të parë në çerekfinale, pasi e përfundoi Grupin A me katër pikë.
(AP Photo/Alessandra Tarantino)Ndërkohë, Kosovarja në dy ndeshje shënoi një gol ndaj Polonisë dhe ka bërë një asistim ndaj Polonisë. Asllani është kapitene e Suedisë dhe ndaj Danimarkës festoi paraqitjen e 200-të me Suedinë, një shifër e jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar.
Ndeshja e fundit në grupe për Suedinë është ndaj Gjermanisë, të shtunën në mbrëmje, që është sfidë për vendin e parë në grup, pasi dy kombëtare janë kualifikuar tutje.
The post 2 shqiptare, 2 gola në Evropian appeared first on Albinfo.