Irani përcjell komandantët e vrarë/ Mbahen funeralet për kreun e Gardës Revolucionare dhe ushtarakët
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Teheranit të shtunën për funeralin e kreut të Gardës Revolucionare dhe komandantëve të tjerë të lartë dhe shkencëtarëve bërthamorë të vrarë gjatë luftës 12 ditore me Izraelin. Arkivolet e shefit të Gardës, gjeneralit Hossein Salami, kreut të programit të raketave balistike të Gardës, gjeneralit Amir Ali Hajizadeh dhe të [...]Read More...

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Teheranit të shtunën për funeralin e kreut të Gardës Revolucionare dhe komandantëve të tjerë të lartë dhe shkencëtarëve bërthamorë të vrarë gjatë luftës 12 ditore me Izraelin.
Arkivolet e shefit të Gardës, gjeneralit Hossein Salami, kreut të programit të raketave balistike të Gardës, gjeneralit Amir Ali Hajizadeh dhe të tjerëve u transportuan përgjatë Rrugës Azadi të kryeqytetit, ndërsa njerëzit në turmë brohorisnin fraza kundër Amerikës dhe Izraelit.
Në transmetimin shtetëror të funeralit, lideri suprem i vendit, Ajatollah Khamenei nuk dukej gjëkundi.
Khamnei, i cili nuk është shfaqur publikisht që nga fillimi i luftës, në funeralet e kaluara ka mbajtur lutje për komandantët e rënë, të cilat më vonë u transmetuan në televizionin shtetëror.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ishte i pranishëm dhe po ashtu drejtues të lartë ushtarakë.
Më shumë se 12 ditë para se të shpallej armëpushimi, Izraeli pretendoi se vrau rreth 30 komandantë iranianë dhe 11 shkencëtarë bërthamorë, ndërsa goditi tetë objekte të lidhura me energjinë bërthamore dhe më shumë se 720 vende të infrastrukturës ushtarake.
Më shumë se 1,000 njerëz u vranë, përfshirë të paktën 417 civilë, sipas grupit të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në Uashington.
Garda Revolucionare e Iranit u krijua pas Revolucionit Islamik të vitit 1979. Që nga themelimi i saj, ajo ka evoluar nga një forcë paraushtarake e sigurisë së brendshme në një forcë transnacionale që ka ardhur në ndihmë të aleatëve të Teheranit në Lindjen e Mesme, nga Siria dhe Libani në Irak.
/abcnews.al/