20 të vrarë në qendrën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ka bërë të ditur se 20 persona kanë humbur jetën në atë që e ka cilësuar si një “incident tragjik” në një nga qendrat e shpërndarjes së ndihmave në jug të Rripit të Gazës. Sipas një deklarate të fondacionit, 19 persona janë [...]Read More...

20 të vrarë në qendrën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ka bërë të ditur se 20 persona kanë humbur jetën në atë që e ka cilësuar si një “incident tragjik” në një nga qendrat e shpërndarjes së ndihmave në jug të Rripit të Gazës.

Sipas një deklarate të fondacionit, 19 persona janë shkelur për vdekje dhe një tjetër është therur me thikë “gjatë një përplasjeje të dhunshme dhe të rrezikshme” në zonën e Khan Younis. Fondacioni shtoi se beson se përplasja është nxitur nga “nxitës brenda turmës”, të cilët, sipas tyre, ishin të lidhur me Hamasin.

Raporti nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, zyrtarë nga Spitali Nasser në Khan Younis më herët bënë të ditur se mbi 10 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur si pasojë e “mbytjes” që ndodhi pasi kontraktorët privatë të sigurisë të GHF-së mbyllën qendrën e ndihmave.