32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe. Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri: Qarku

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.
Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.
Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri:
Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara – një në “Fusha e Pelave” aktive dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë nën monitorim.
Bulqizë: Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër aktive mbi fshatin Krajkë, në terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.
Mat: Në Zall Gjoçaj (“Përroi i Zi”), zonë e mbrojtur me pisha dhe ah; relievi i thyer e vështirëson ndërhyrjen.
Dibër: Në Dovolan (Maqellarë), zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.
Mallakastër: Në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga Drenova vijon aktiv.
Vlorë: Në “Qafa e Shëngjergjit”, mbi Dukat (Orikum), është riaktivizuar një vatër në majën e Paliskës. Janë angazhuar forca vendore, FA dhe helikopteri.
Tepelenë: Në afërsi të Beçishtit, pranë antenave celulare, zjarri është nën monitorim.