53 milionë euro dhe jo për Milanin – Nunez drejt Al-Hila
Zërat që lidhnin emrin e Darwin Nunez me AC Milanin janë hedhur poshtë nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka sqaruar se sulmuesi uruguaian “nuk ka qenë kurrë” një opsion konkret për kuqezinjtë. Në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, Romano sqaroi situatën duke iu referuar raporteve të fundit […]

Zërat që lidhnin emrin e Darwin Nunez me AC Milanin janë hedhur poshtë nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka sqaruar se sulmuesi uruguaian “nuk ka qenë kurrë” një opsion konkret për kuqezinjtë.
Në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, Romano sqaroi situatën duke iu referuar raporteve të fundit që e përfshinin Milanin si një destinacion të mundshëm për ish-sulmuesin e Benficës. Sipas tij, Nunez iu ofrua drejtuesve të Milanit në fillim të korrikut, por klubi italian e refuzoi menjëherë mundësinë, për shkak të kostos së lartë të transferimit, përcjell ORAinfo.
“Nga ana tjetër, Darwin Nunez nuk ka qenë kurrë një opsion për Milanin. Sulmuesi i Liverpoolit do t’i bashkohet Al-Hilal në ditët në vijim për 53 milionë euro. Ai iu ofrua Rossonerëve, por u refuzua menjëherë sepse ishte shumë i shtrenjtë,” u shpreh Romano, me deklaratat e tij të cituara edhe nga MilanNews.
Gazetari konfirmoi gjithashtu se tashmë ekziston një marrëveshje verbale mes palëve për transferimin e Nunez te Al-Hilal. Operacioni do të mbyllet për 53 milionë euro plus bonuse, ndërsa lojtari pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me klubin saudit. Vizitat mjekësore do të kryhen në ditët në vijim.
Me kalimin e tij drejt Lindjes së Mesme pothuajse të konfirmuar, Milani do të duhet të drejtojë vëmendjen gjetkë në kërkim të një sulmuesi të ri në këtë merkato verore. /ORAinfo/