60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës, e shpëtojnë mjekët e qendrës verore

Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhin e Himarës. Sipas A2CNN, ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi serioze në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det. Menjëherë pas sinjalizimit, personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e

60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës, e shpëtojnë mjekët e qendrës verore

Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhin e Himarës.

Sipas A2CNN, ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi serioze në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det.

Menjëherë pas sinjalizimit, personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e parë. Sipas burimeve mjekësore, në momentet e para gruaja ishte në gjendje të rënduar me rreth 70% kapacitet të dëmtuar të frymëmarrjes.

Pas trajtimit të menjëhershëm në vendngjarje, mjekët e qendrës verore kanë arritur ta stabilizojnë dhe më pas e kanë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal, ku gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.