A do të ketë masa për stopimin e rritjes së çmimeve? Mbledhje e Këshillit ekonomiko-social deri në fund të muajit
Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, për masat që ministria propozon për të ndalur rritjen e çmimeve të ushqimeve në vend. Jozyrtarisht, në tryezë janë sërish masat e vjetra: kufizimi i marzhave të fitimit dhe shpërndarja e shportave të posaçme për konsum. “Nuk kam informacione të tilla se masat […] The post A do të ketë masa për stopimin e rritjes së çmimeve? Mbledhje e Këshillit ekonomiko-social deri në fund të muajit appeared first on InfoShqip.com.

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, për masat që ministria propozon për të ndalur rritjen e çmimeve të ushqimeve në vend. Jozyrtarisht, në tryezë janë sërish masat e vjetra: kufizimi i marzhave të fitimit dhe shpërndarja e shportave të posaçme për konsum.
“Nuk kam informacione të tilla se masat për shportat apo siç thatë, kufizimi i marzhave, janë drejt fundit. Pas këtij aktiviteti do të kem një takim me ministrin e Ekonomisë dhe të Punës dhe do të diskutojmë në atë takim, supozoj, se cilat janë hapat që duhet t’i ndërmarrim në përputhje me analizat që kemi bërë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Ajo që dihet deri më tani është se deri në fund të këtij muaji do të mbahet një mbledhje e Këshillit Ekonomiko-Social (ESS). Nëse Komisioni ka përcaktuar sindikatat përfaqësuese në vend, atëherë kryeministri nuk sheh arsye pse, pavarësisht pushimeve, të mos mbahet kjo mbledhje. Në tryezë pritet të diskutohen masat për ndalimin e rritjes së çmimeve, paga minimale, si dhe shporta qeveritare e konsumit, e cila duhej të ishte prezantuar publikisht që në pranverë.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë tashmë kanë ngritur alarmin se mbledhja e këshillit duhet të mbahet sa më shpejt, pasi situata me çmimet është alarmante. Problem shtesë është edhe koha e shkurtër për miratimin e masave, për shkak të zgjedhjeve lokale që pritet të shpallen në gusht – periudhë që ndalon shumicën e proceseve.
Ndërkohë, inflacioni në vend nuk po bie. Sipas statistikave, në qershor inflacioni vjetor ishte 4.5%. Çmimet janë rritur në të gjitha kategoritë, sidomos për ushqimet, të cilat në qershor të këtij viti ishin 6.3% më të larta krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.
The post A do të ketë masa për stopimin e rritjes së çmimeve? Mbledhje e Këshillit ekonomiko-social deri në fund të muajit appeared first on