A do të kthehen në punë tre policët që u rrëmbyen nga Serbia, çka u tha Drejtori dje gjatë vizitës?

Tre policët që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor e u liruan të hënën, janë vizituar dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ai i Departamentit të Kufirit, Ragip Bunjaku. Sipas njoftimit të Policisë, Hoxha dhe menaxhmenti i PK’së u kanë ofruar policëve mbështetje dhe përkrahje morale, derisa kanë […]

A do të kthehen në punë tre policët që u rrëmbyen nga Serbia, çka u tha Drejtori dje gjatë vizitës?

Tre policët që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor e u liruan të hënën, janë vizituar dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ai i Departamentit të Kufirit, Ragip Bunjaku.

Sipas njoftimit të Policisë, Hoxha dhe menaxhmenti i PK’së u kanë ofruar policëve mbështetje dhe përkrahje morale, derisa kanë thënë se presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit, raporton Express.

“Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar. Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare. Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e Policsë.

Tre policët janë vizituar edhe nga Kryeministri Albin Kurti, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në njoftimin për këtë vizitë, Kurti ka thënë se i ka falenderuar të tre policët dhe familjet e tyre për qëndresën, besimin e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia. Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”.