AARC bën thirrje për pezullimin e tarifave për importet nga SHBA
Këshilli i marrëdhënieve Shqiptaro Amerikane bën thirrje për pezullimin e tarifave për importet nga SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal The post AARC bën thirrje për pezullimin e tarifave për importet nga SHBA appeared first on Albinfo.

Këshilli i marrëdhënieve Shqiptaro Amerikane (Albanian American Relations Council – AARC) i kërkon Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë masa proaktive duke pezulluar të gjitha tarifat për mallrat amerikane, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, SHBA vendosi një tarifë 10% për importet nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut përballet me një tarifë dukshëm më të lartë prej 33%.
“E përgëzojmë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për lidershipin e saj në propozimin e menjëhershëm për të suspenduar tarifat në importet nga SHBA. Kjo nismë është një hap strategjik drejt thellimit të lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe përafrohet me objektiva më të gjera të politikës së jashtme. Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të ecë përpara me miratimin dhe zbatimin e kësaj politike pa vonesë.
Për më tepër, AARC u bën thirrje qeverive të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndjekur shembullin e Kosovës duke eliminuar tarifat për importet e SHBA. Një qasje e tillë e unifikuar jo vetëm që do të përforconte angazhimin e këtyre kombeve për bashkëpunim ekonomik, por edhe do të dërgonte një mesazh të fuqishëm si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Bashkimin Evropian për aftësinë e tyre që të përfshihen në një bashkëpunim konstruktiv rajonal.
Përveç pezullimit të tarifave, ne u bëjmë thirrje këtyre katër vendeve që të punojnë së bashku në krijimin e një propozimi të përbashkët gjithëpërfshirës për Shtetet e Bashkuara. Ky propozim duhet të synojë një mjedis ekonomik të integruar dhe dinamik që tërheq investime më të mëdha amerikane. Me prezantimin e një fronti të përbashkët, këto vende mund të krijojnë një treg më të madh dhe më konkurrues që stimulon rritje ekonomike dhe çimenton marrëdhëniet tregtare afatgjata me Shtetet e Bashkuar.
Përtej përfitimit ekonomik, një nismë e tillë do të demonstronte një përkushtim të përbashkët ndaj vlerave të tregtisë së lirë, tregjeve të hapura dhe aleancave strategjike – parime që janë thelbësore për partneritet me SHBA-n dhe përpjekjet për integrim në BE. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe harmonizimi ekonomik me SHBA mund të fuqizojë edhe më tutje pozicionet e këtyre popujve si kontribuues të vlefshëm drejt komunitetit transatlantik.
AARC është e gatshme të mbështesë iniciativat që promovojnë stabilitetin ekonomik, prosperitetin rajonal, dhe marrëdhënie më të forta diplomatike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara. Ne i kërkojmë me urgjencë politikëbërësve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut të shfrytëzojnë këtë mundësi të përforcojnë lidhjet e tyre me SHBA-në duke demonstruar përkushtimin e tyre për unitetin regjional dhe drejt progresit ekonomik”, thotë ARCC.
The post AARC bën thirrje për pezullimin e tarifave për importet nga SHBA appeared first on Albinfo.