“Maqedonia e Veriut e ka të qartë se nuk ka mundësi shmangieje nga ndryshimet kushtetuese”
Maqedonia e Veriut e ka të qartë se nuk ka mundësi shmangieje nga ndryshimet kushtetuese, por kërkon që ai të jetë kushti i fundit bilateral, shkruan Alsat. Ministri i çështjeve evropiane, Orhan Murtezani, thotë se vendi është i gatshëm të pranojë kërkesa shtesë nga të gjitha vendet evropiane, por kërkesa e vetme e Maqedonisë së […] The post “Maqedonia e Veriut e ka të qartë se nuk ka mundësi shmangieje nga ndryshimet kushtetuese” appeared first on InfoShqip.com.

Maqedonia e Veriut e ka të qartë se nuk ka mundësi shmangieje nga ndryshimet kushtetuese, por kërkon që ai të jetë kushti i fundit bilateral, shkruan Alsat.
Ministri i çështjeve evropiane, Orhan Murtezani, thotë se vendi është i gatshëm të pranojë kërkesa shtesë nga të gjitha vendet evropiane, por kërkesa e vetme e Maqedonisë së Veriut, është që ato të jenë në përputhje me reformat dhe standardet dhe të mos përmbajnë çështje bilaterale.
“Sa i përket takimit, respektivisht porosive të dërguara nga ana e kryetarit Këshillit Evropian dhe kryeministrit , mendoj se edhe për ne nga fillimi është e qartë se nuk ka mundësi që të shmangen ndryshimet kushtetuese, megjithatë përgjegjësia jonë është që ato ndryshime kushtetuese të jenë kushti i fundit bilateral. Për ne nuk ka problem nëse të gjitha vendet anëtare kanë kërkesa shtesë, megjithatë ato kërkesa të jenë në përputhje me reformat dhe standardet evropiane dhe të mos jenë të shndërruar në bllokime dhe të mos përmbajnë çështje bilaterale”, tha Orhan Murtezani, Ministër për çështje evropiane./ Alsat.mk
The post “Maqedonia e Veriut e ka të qartë se nuk ka mundësi shmangieje nga ndryshimet kushtetuese” appeared first on