Abdixhiku e nis Kampionatin Evropian me ambasadorët Hovenier, Rohde e Hargreaves

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po e shijon Kampionatin Evropian nën shoqërinë e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier dhe atij britanik, Jonathan Hargreaves dhe atij gjerman Jorn Rhode. Abdixhiku ka postuar fotografinë në rrjetin social Facebook duke e shikuar bashkë lojën hapëse të Kampionatit Evropian së bashku me Hovenier, Hargreaves dhe Rhode. “Kampionati […]

Abdixhiku e nis Kampionatin Evropian me ambasadorët Hovenier, Rohde e Hargreaves

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po e shijon Kampionatin Evropian nën shoqërinë e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier dhe atij britanik, Jonathan Hargreaves dhe atij gjerman Jorn Rhode.

Abdixhiku ka postuar fotografinë në rrjetin social Facebook duke e shikuar bashkë lojën hapëse të Kampionatit Evropian së bashku me Hovenier, Hargreaves dhe Rhode.

“Kampionati Evropian, në shoqëri të mirë. Loja hapëse, së bashku me ambasadorin amerikan, britanik e gjerman”, shkroi Abdixhiku.