Action hap filialin e 20-të, po zgjerohet me shpejtësi në Zvicër

Prej rreth një viti e gjysmë, kompania holandeze Action është e pranishme në tregun zviceran dhe vazhdon zgjerimin e saj. Më 17 shtator, kompania do të hapë filialin e saj të 20-të në Zvicër, në qendrën tregtare Tellpark në Schattdorf, kantoni Uri. transmeton albinfo.ch.
Me këtë hap, Action hyn për herë të parë në tregun e Zvicrës Qendrore, duke zgjeruar më tej rrjetin e saj në vend.
Action është veçanërisht e pranishme në pjesën frankofone dhe italiane të Zvicrës. Kompania ka tetë filiale në Zvicrën frankofone dhe tri në Ticino. Ndërkohë, shtatë dyqane ndodhen në pjesën veriore të Rrafshit Zviceran. Që nga mesi i prillit, Action është e pranishme edhe në Chur.
Filiali i ri në Schattdorf vjen vetëm disa muaj pas hapjes së filialit të 15-të të kompanisë në Wallisellen të kantonit të Cyrihut, në fillim të qershorit.
Mijëra produkte me çmime të ulëta
Një nga arsyet kryesore të suksesit të Action është oferta e gjerë dhe çmimet e ulëta. Sipas kompanisë, rreth 25 për qind e artikujve kushtojnë më pak se dy franga.
Në dyqanet e Action mund të gjenden rreth 6 mijë produkte, kryesisht artikuj jo-ushqimorë për shtëpi, dekorim, kujdes personal, produkte sezonale, artikuj për kohën e lirë dhe produkte të ndryshme të përditshme.
Zgjerimi i vazhdueshëm tregon se modeli i biznesit të Action po gjen gjithnjë e më shumë konsumatorë edhe në Zvicër. Me hapjen në Schattdorf, kompania synon të fitojë klientë të rinj në një tjetër rajon të vendit. /Albinfo.ch
The post Action hap filialin e 20-të, po zgjerohet me shpejtësi në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



