Adelina Ismaili në karrigen e opinionistes këtë sezon në BBVK? Flet vetë ajo

Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin e mëngjesit në T7, gazetari Elton Tozaj ka folur për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.
Teksa u konfirmua se Olta Gixhari nuk do të jetë më në rolin e opinionistes këtë sezon, gazetari përmendi disa nga emrat potencialë që mund të zënë karrigen e opinionistes, mes të cilëve Adelina Ismaili, Valdrin Sahiti dhe Elijona Binakaj.
Tozaj u shpreh se puna për formatin tashmë ka nisur dhe se do të dëshironte t’i shihte të tre emrat në panel, ose të paktën një ish-banor që i njeh mirë dinamikat e lojës nga brenda.
Diskutimi bëri menjëherë xhiron e rrjetit, duke ndezur kureshtjen e publikut për përbërjen e re të spektaklit.
Megjithatë, reagimi i Adelinës nuk ka vonuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar një sekuencë nga emisioni ku përflitej emri i saj, duke i dhënë fund çdo spekulimi me një deklaratë të prerë.
“Nuk do të jem as banore as opinioniste në BBVK”, ka shkruar shkurt këngëtarja, duke përgënjeshtruar kategorikisht lajmin dhe duke sqaruar se nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni në asnjë rol. /Prive By Liberta Spahiu/
The post Adelina Ismaili në karrigen e opinionistes këtë sezon në BBVK? Flet vetë ajo appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



