Afati i Trump për marrëveshje, drejt përfundimit/ Kremlini: Putin, i gatshëm të takohet me Zelenskyn

Kremlini ka njoftuar se Vladimir Putin është gati të takohet me Volodymyr Zelenskyn. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se shefi i tij do të takohet me udhëheqësin ukrainas “pasi të bëhet puna përgatitore në nivel ekspertësh”. Putini më parë ka refuzuar një mori propozimesh nga Zelensky për t’u takuar për negociata, shkruan The Sun. [...]Read More...

Afati i Trump për marrëveshje, drejt përfundimit/ Kremlini: Putin, i gatshëm të takohet me Zelenskyn

Kremlini ka njoftuar se Vladimir Putin është gati të takohet me Volodymyr Zelenskyn.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se shefi i tij do të takohet me udhëheqësin ukrainas “pasi të bëhet puna përgatitore në nivel ekspertësh”.

Putini më parë ka refuzuar një mori propozimesh nga Zelensky për t’u takuar për negociata, shkruan The Sun.

Por ndryshimi i qëndrimit të tij vjen mes presionit nga Donald Trump mbi Rusinë që të bjerë dakord urgjentisht për një armëpushim me Ukrainën.

Afati i fundit i Trump për një paqe në Ukrainë pritet të skadojë vetëm pak ditë pasi presidenti e uli periudhën e pritjes prej 50 ditësh në vetëm “10-12 ditë”.

Kjo do të thotë që rusët kanë kohë deri më 8 gusht për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën, përndryshe do të përballen me “tarifa dytësore” shkatërruese.

Trump më parë ka kërcënuar se masat e reja mund të nënkuptojnë sanksione, të cilat do ta pengonin më tej Rusinë.

Pavarësisht presionit nga Uashingtoni, Rusia ka vazhduar sulmin e saj kundër fqinjit të saj pro-perëndimor.

Trump ka shprehur zhgënjim me Putinin, duke vënë në pikëpyetje nëse udhëheqësi rus dëshiron vërtet paqe me Ukrainën.

Në fillim të korrikut, Trump përshkroi një bisedë të mirë me Putinin në telefon, vetëm për të mësuar të nesërmen se Rusia kishte nisur një sulm tjetër në qytetet ukrainase./abcnews.al