AGK reagon pas pezullimit të çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës

AGK për rastin e Klan Kosovës: Përpjekje direkte e Kurtit dhe Vetëvendosjes për kontroll mbi mediumin. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pezullimit të çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Nga AGK-së këtë vendim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e konsiderojnë si veprim të direktë të Albin Kurtit dhe LVV-së, me […]

AGK reagon pas pezullimit të çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës

AGK për rastin e Klan Kosovës: Përpjekje direkte e Kurtit dhe Vetëvendosjes për kontroll mbi mediumin.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pezullimit të çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Nga AGK-së këtë vendim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e konsiderojnë si veprim të direktë të Albin Kurtit dhe LVV-së, me qëllim që të kontollojnë përmbajtjen mediale të mediumit.

“AGK-ja, e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës”.

Tutje nga AGK-ja thuhet se nga ky vendim do të afektohen negativisht gazetarët, kameramanët dhe punëtorët e tjerë të Klan Kosovës, duke shtuar se liria e mediave asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik se sa aktualisht.

“Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me fatin e kolegëve tonë gazetarë, kameramanë dhe punëtore të tjerë të Klan Kosovës të cilët do të afektohen direkt negativisht nga ky vendim arbitrar. Konsiderojmë gjithashtu që ky vendim është marrë për të dërguar mesazh tek mediat tjera dhe është dëshmi e pakontestueshme që liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik se sa aktualisht”, thuhet në njoftimin e AGK-së.