Ali Ahmeti takon Bedri Hamzën, ja çfarë diskutuan

Ali Ahmeti takon Bedri Hamzën, ja çfarë diskutuan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Ahmeti.

Takimi mes dy liderëve vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike në Kosovë dhe rajon.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.