“Ajo tha PO”, Melinda Ademi merr propozimin për martesë
Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka marrë një surprizë të paharrueshme, teksa partneri i saj, Granit Muhaxheri, i bëri propozimin për martesë buzë detit. Propozimi u realizua në një ambient të zbukuruar me lule të bardha, qirinj dhe një dekor madhështor në formë zemre, ku shkëlqente mbishkrimi “Will You Marry Me?”. Në një moment magjik, […]

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka marrë një surprizë të paharrueshme, teksa partneri i saj, Granit Muhaxheri, i bëri propozimin për martesë buzë detit.
Propozimi u realizua në një ambient të zbukuruar me lule të bardha, qirinj dhe një dekor madhështor në formë zemre, ku shkëlqente mbishkrimi “Will You Marry Me?”. Në një moment magjik, Graniti i dhuroi unazën e fejesës, ndërsa Melinda e emocionuar u përgjigj me “Po”.
Në rrjetet sociale, Graniti ndau imazhe nga çasti i veçantë, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “She said YES ”. Unaza elegante me diamant të madh në dorën e këngëtares nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët e kanë uruar çiftin për hapin e ri në jetën e tyre.
Ky lajm ka ngjallur entuziazëm të madh tek ndjekësit e Melindës, të cilët tashmë presin më shumë detaje rreth martesës së ardhshme.