“A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit gjatë tentativës për ikje?”, pyetjet e Murselit për mjekun ligjor

Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar sot me shqyrtimin e raportit të autopsisë nga mjeku ligjor, Naim Uka. Gjatë seancës, i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës, i ka drejtuar pyetje ekspertit ligjor lidhur me rrethanat e vdekjes. Murseli tha se sipas Prokurorisë ai ka mbajtur tani të ndjerën

“A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit gjatë tentativës për ikje?”, pyetjet e Murselit për mjekun ligjor

Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar sot me shqyrtimin e raportit të autopsisë nga mjeku ligjor, Naim Uka.

Gjatë seancës, i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës, i ka drejtuar pyetje ekspertit ligjor lidhur me rrethanat e vdekjes.

Murseli tha se sipas Prokurorisë ai ka mbajtur tani të ndjerën për të mos iu shmangur plumbit. Për këtë, ai e pyeti ekspertin nëse edhe raporti i tij e thotë një gjë të tillë.

Eksperti tha se nuk paragjykojnë pozitën apo situatat të cilat kanë mundur të jenë në momentin e vrasjes së tani të ndjerës.

“Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë përshkrimin e qartë të çdo dëmtimi trupor, duke përshkruar karakteristikat në bazë të të cilave bëhet interpretimi i provave mjeko-ligjore për prokurorin e shtetit në fazat e hetimit dhe për kolegjin e trupit gjykues në fazën e gjykimit”, tha ai.

Murseli e pyeti Ukën se a përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në momentin e tentativës për të ikur.

E ndërkaq Uka tha se nuk mund ta përjashtojë këtë mundësi.

“Jo, unë nuk mund ta përjashtoj, nuk është detyrë e imja”, u përgjigj Uka.

Tutje Murseli vazhdoi me pyetje: “Tregoni që dëmtimi është shkaktuar në periudhën kohore jo më gjatë se një orë para vdekjes, që d.m.th ka mundur të ndodh 59 minuta para vdekjes ose 10 sekonda para vdekjes, a është e saktë kjo?”.

Uka tha se: “Kjo ka mund të shkojë prej zero deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi siç e theksova më herët, e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore të shkaktimit të këtij dëmtimi zgjerohen”.