Akili synon medalje në Evropianin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Edhe pse gjatë luftës ishte në disavantazh dhe po pësonte në rezultat, Akil Gjakova nuk e humbi kontrollin ndaj austriakut Samuel Gassner. Xhudisti kosovar reagoi në momentin e duhur dhe me një hedhje të bukur arriti fitore me Ippon, duke siguruar kalimin në xhiron e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë, përcjell albinfo.ch.
Gjakova po vazhdon paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku synon të arrijë deri te medalja./Albinfo.ch
The post Akili synon medalje në Evropianin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë. appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit:albinfo.chShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



