Aksident tragjik pas mesnate në Durrës, humbin jetën dy persona

Një aksident me dy persona të vdekur ka ndodhur pas mesnate në Durrës. Burime bëjnë me dije për Shekulli-n se viktimat po lëviznin me motomjet, dhe kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me bordurën. Njëri prej viktimave është ende i paidentifikuar.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



