Aksioni në MMPHI/ Përfundon intervistimi i zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim detyre, Prokurori jep detaje

Ka përfunduar intervistimi i zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lidhur me aksionin e sotëm nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kështu ka bërë të ditur për Kanal10, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Zejnullah Gashi. “Me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës janë intervistu në cilësinë e të dyshuarve. Ka

Aksioni në MMPHI/ Përfundon intervistimi i zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim detyre, Prokurori jep detaje

Ka përfunduar intervistimi i zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lidhur me aksionin e sotëm nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kështu ka bërë të ditur për Kanal10, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Zejnullah Gashi.

“Me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës janë intervistu në cilësinë e të dyshuarve. Ka përfunduar intervistimi. Sa i përket personave në fjalë, të cilët janë të dyshuar për neve. Ata persona asnjëherë nuk janë arrestuar. Janë intervistu si çdo rast tjetër, për shkak se asnjëherë nuk janë ndalu ata. Autorizimi ka qenë vetëm për me u intervistu. Asnjëherë s’ka qenë qëllimi i autorizimit për me arrestu dikën, për sot është fjala. Është një procedurë e rregullt hetimore si për çdo rast tjetër që ndodhë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës me autorizim zë Prokurorisë, ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ky aksion u zhvillua mbi bazën e dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo është konfirmuar për Gazeta10 nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, kanë thënë nga Policia. /Gazeta1o