Aktakuzë ndaj dy personave për vra*sje në tentativë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave. H.Z dhe R.Z, dyshohen për vepren penale “Vrasje” e mbetur në tentativë. Në aktakuzën e ngritur thuhet se me datë 10.05.2024 rreth orës 18:51 në rrugën “Tranisiti i Ri” në lagjen Arbana të Prizrenit, saktësisht në një auto servis, me dashje fillojnë kryerjen e veprës […]

Aktakuzë ndaj dy personave për vra*sje në tentativë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave.

H.Z dhe R.Z, dyshohen për vepren penale “Vrasje” e mbetur në tentativë.

Në aktakuzën e ngritur thuhet se me datë 10.05.2024 rreth orës 18:51 në rrugën “Tranisiti i Ri” në lagjen Arbana të Prizrenit, saktësisht në një auto servis, me dashje fillojnë kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit J.B., të cilën nuk e përfundojnë, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me servisimin e një veture që kishte ndodhur një ditë më parë, në mes të pandehurit H.Z., dhe të dëmtuarit J.B., derisa i njëjti ishte duke punuar në brendësinë e një automjeti në punëtorinë e tij, për një moment paraqiten të pandehurit H.Z., dhe R.Z., të cilët pa ndërruar asnjë fjalë derisa i dëmtuari ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pambrojtur, të pandehurit nxjerrin thikat dhe me të njëjtat e godasin disa herë të dëmtuarin, në pjesën e qafës dhe në regjionin e veshit të majtë derisa e vërejnë dëshmitarin Sh.B., i cili hyn në mes për të penguar sulmin e mëtejmë”, thuhet në njoftimin e organit të akuzë.

I dëmtuari si rezultat i plagëve të marra me mjet të mprehtë, në pjesë vitale të trupit, përfundon në Spitalin Rajonal të Prizrenit “Prim.Dr.DautMustafa”, me lëndime të përshkruara sikurse në Akt ekspertimin mjeko-ligjor. Ndërkaq, të pandehurit me veturën e tyre të markës “Mercedes Benz 220C”, pas kryerjes së krimit largohen nga vendi i ngjarjes dhe deri më datë 11.05.2024 bëhen të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.