Alarmi për krizën humanitare në Gaza, Izraeli: 950 kamionë me ndihma presin të shpërndahen
Pavarësisht kritikave nga organizatat humanitare, Izraeli deklaroi se furnizimet kryesore janë gati për t’iu dorëzuar palestinezëve. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit Nadav Shoshani, ndau një foto ku njoftoi se 950 kamionë me ndihma, të cilat siç thotë ai janë për organizatat ndërkombëtare që t’i marrin dhe t’ua shpërndajnë civilëve në Gaza. “Kjo ndodhi [...]Read More...

Pavarësisht kritikave nga organizatat humanitare, Izraeli deklaroi se furnizimet kryesore janë gati për t’iu dorëzuar palestinezëve.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit Nadav Shoshani, ndau një foto ku njoftoi se 950 kamionë me ndihma, të cilat siç thotë ai janë për organizatat ndërkombëtare që t’i marrin dhe t’ua shpërndajnë civilëve në Gaza.
“Kjo ndodhi pasi Izraeli lehtësoi hyrjen e ndihmave në Gaza”, shton ai.
Agjencitë e ndihmës nuk e kundërshtojnë faktin se brenda Gazës ka ndihmë, por këto organizata pretendojnë se u është “bllokuar qasja ose shpërndarja e tyre” nga kufizimet e qeverisë izraelite.
Megjithatë, Izraeli thotë se sistemi i drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës që nga maji, parandalon vjedhjen e furnizimeve nga Hamasi.
/abcnews.al/