“Albaswiss Care, një spitex me standarde zvicerane, në Kosovë”
Spitexi me emrin Albaswiss Care, projekt i një grupi ekspertësh të kësaj fushe hap dyert më 1 mars 2025 The post “Albaswiss Care, një spitex me standarde zvicerane, në Kosovë” appeared first on Albinfo.

Ekrem Hasani, Lumnije Memisi, Besart Çollaku dhe Blend Rama nga Zvicra kanë bashkuar forcat për të hapur një Spitex në Kosovë. Si profesionistë të fushës së kujdesit shëndetësor dhe menaxherë të suksesshëm të Spitex-it të tyre në Zvicër, ata synojnë të sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre nga Zvicra për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Përmes këtij projekti, ata duan të ofrojnë standarde të larta kujdesi dhe të ndihmojnë në zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm.
Në një intervistë për albinfo.ch, ata shpalosin projektin e tyre, duke ndarë vizionin, synimet dhe sfidat që kanë hasur në rrugëtimin për të sjellë një shërbim cilësor Spitex në Kosovë. Spitexi me emrin albaswis care hap dyert më 1 mars 2025.
Albinfo.ch: Çfarë ju ka shtyrë të hapni një këtë Spitex (“Albaswiss Care”) në Kosovë?
Albaswiss care:K ujdesi dhe trajtimi shëndetësor është një nevojë themelore për çdo njeri, dhe të gjithë kanë të drejtë të marrin kujdes të denjë. Motivimi ynë ishte si personal ashtu edhe profesional. Nga njëra anë, ekziston një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor në shtëpi në Kosovë; nga ana tjetër, duam të përdorim përvojën tonë të gjerë nga dekadat e punës në kujdes dhe menaxhim në Zvicër për të kontribuar pozitivisht në sistemin shëndetësor të vendit tonë të origjinës. Thjesht, duam të kthehemi në vendlindje dhe të japim kontributin tonë pas një përvoje shumëvjeçare në Zvicër.
Albaswiss care: Ne kemi Spitex-a në Zvicër dhe kemi shumë pacientë shqiptarë. Ata kanë dëshirë të kalojnë pushimet në Kosovë dhe të kenë edhe atje staf me shërbimin e njëjtë sikur në Zvicër. Në këtë mënyrë, ne ofrojmë atje standardet dhe strukturat me shërbimet e njëjta, për diasporën tonë.
Albinfo.ch: Si e vlerësoni nevojën për kujdes shëndetësor në shtëpi në Kosovë?
Albaswiss care: Nevoja është e madhe, pasi popullsia po plaket dhe shumë anëtarë të familjeve jetojnë jashtë vendit. Për më tepër, kapacitetet spitalore janë të kufizuara, dhe ende nuk ka shërbime të specializuara të kujdesit shtëpiak që të ofrojnë një shërbim cilësor dhe sasior. Trajnimi në Kosovë është më shumë i fokusuar në teknologjinë mjekësore dhe ka mungesë të njohurive teorike për kujdesin shëndetësor, një aspekt i rëndësishëm për cilësinë e jetës. Për arsye të ndryshme kemi shumë të rinj që jetojnë jashtë Kosovës, kurse prindërit mbeten në Kosove. Pas një kohe ata kanë nevojë për një shërbim apo përkujdesje te tillë. Në kë te mënyrë qe te mbesin ne shtëpitë e tyre me një përkujdesje profesionale.
Albinfo.ch: A është kjo një mundësi biznesi apo një kontribut për vendin tuaj të origjinës?
Albaswiss care: Është një kombinim i të dyjave. Natyrisht, është një mundësi e qëndrueshme biznesi, sepse një shërbim si ky nuk ekziston në këtë formë. Ekspertiza profesionale është shumë e rëndësishme dhe synimi ynë është të transmetojmë këtë njohuri dhe të trajnojmë profesionistët vendorë sipas standardeve zvicerane të kujdesit. Motivimi ynë kryesor është përmirësimi dhe sigurimi i cilësisë së jetës për personat që kanë nevojë për kujdes në Kosovë dhe krijimi i vendeve të punës për specialistët vendas. Më shumë një kontribut se sa një biznes me përfitime.
Albinfo.ch: Çfarë përvoje nga Zvicra sillni në këtë projekt?
Albaswiss care: Zvicra ka një nga sistemet më të mira të Spitex-eve në botë. Dy nga pronarët e Spitex Albaswiss care janë vetë pronarë të disa Spitex-eve në Zvicër dhe sjellin një ekspertizë të lartë profesionale. Kemi më shumë se 25 vite përvojë pune në institucione të ndryshme. Kështu, ne kemi punuar në nivele të ndryshme të medicinës dhe HOME CARE. Veç kësaj sjellim edhe një përvojë në menaxhimin dhe ndërtimin e shumë firmave të suksesshme në Zvicër.
Albinfo.ch: Çfarë lloj shërbimesh do të ofrojë Spitexi juaj?
Albaswiss care: Shërbimet tona përfshijnë kujdesin somatik, psikiatrik, pediatrik dhe paliativ: Kujdesi somatik përfshin kujdesin bazë dhe trajtimin mjekësor, duke përfshirë ndihmën për higjienën personale, lëvizshmërinë dhe ushqyerjen, si dhe masa mjekësore si trajtimi i plagëve, injeksionet dhe terapitë me infuzion; Kujdesi pediatrik përfshin mbikëqyrjen e foshnjave të porsalindura, trajtimin e plagëve dhe ndihmën me pajisje mjekësore ose menaxhimin e kanulave dhe ushqimin parenteral; Kujdesi paliativ lejon që njerëzit me sëmundje të rënda të marrin kujdes dinjitoz në shtëpi deri në fund të jetës së tyre, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve dhe mbështetjen psikosociale. Dhe shumë më tepër – vizitoni faqen tonë të internetit Lumnije Memisi
Albinfo.ch: A do të zbatoni standardet zvicerane të kujdesit?
Albaswiss care: Qëllimi ynë është të sigurojmë një nivel maksimal cilësie dhe profesionalizmi. Ekipi ynë drejtues i kujdesit dhe mbështetjes ka kryer praktikën e tij në Zvicër. Në të ardhmen, ne do të trajnojmë personelin e kujdesit në Kosovë për të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme. Kujdesi i personalizuar është kompleks, por me ekspertizën dhe trajnimet tona intensive, është i realizueshëm. Vetëm kështu mund të garantojmë një kujdes cilësor dhe sasior, si dhe trajtim të personalizuar për secilin klient. Ne kemi firma të ngjashme në Zvicer ku afër 95% të punëtorëve janë shqiptarë. Ideja është që këta punëtorë shqiptarë të angazhohen direkt në Kosovë dhe të kthehen për një kohë të caktuar ashtu që të punojnë së bashku me punëtorët dhe stafin, në Kosovë. Njëkohësisht të kontribuojnë në trajnimin dhe zhvillimin e strukturave të Spitex Albaswiss Care. Po ashtu disa nga këta punëtorë që momentalisht punojnë në Zvicër, kanë shprehur dëshirën të kthehen në Kosovë dhe të japin një kontribut, njëkohësisht të kalojnë më shumë kohë me familjen, që gjendet në Kosovë.
Albinfo.ch: A do të bashkëpunoni me institucionet vendase në Kosovë?
Albaswiss care: Absolutisht. Ne tashmë kemi kontakte me autoritetet shëndetësore, spitalet dhe qendrat e trajnimit për të krijuar sinergji dhe për të tërhequr profesionistët më të mirë të kujdesit. Qëllimi ynë është të kemi bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë, duke ndarë edhe përvojën e punës shumëvjeçare. Po ashtu u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojnë sa më shpejt sigurimet shëndetësore, në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur dhe të kenë qasje në kujdesin shëndetësor që u takon.
Albinfo.ch: Cilat kanë qenë sfidat kryesore gjatë hapjes së Spitexit në Kosovë?
Albaswiss care: Sfidat më të mëdha kanë qenë burokracia, pasi sektori shëndetësor ende nuk është plotësisht i përgatitur për shërbime private të kujdesit. Gjithashtu, kemi hasur në sfida për të gjetur profesionistë të kualifikuar dhe për t’i trajnuar sipas standardeve tona të cilësisë.
Albinfo.ch: Si e vlerësoni mbështetjen nga institucionet vendase?
Albaswiss care: Ekziston një mbështetje, por procesi mund të bëhet më efikas. Shpresojmë që me rritjen e kërkesës për kujdes shtëpiak, të përmirësohen edhe kuadrot rregullatore.
Albinfo.ch: A mendoni se do të ketë një kërkesë të madhe për këtë shërbim?
Albaswiss care: Definitivisht, po. Në mentalitetin tonë, vendosja e të afërmve në një shtëpi të të moshuarve ende nuk është një opsion i parë. Ne e mbështesim këtë qasje. Edhe në Zvicër, shtëpitë e të moshuarve janë alternativa e fundit, nëse jo e panevojshme, falë shërbimeve të Spitexit. Besojmë që diaspora jonë do të kalojë më shumë kohë në vendlindje, me një mbështetje të tillë. Po ashtu njerëzit e moshuar që jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre dhe kanë nevojë për një mbështetje dhe përcjellje të vogël që të vazhdojnë jetën në shtëpitë e tyre.
Albinfo.ch: Cilat janë planet tuaja afatgjata për këtë investim?
Albaswiss care: Ne synojmë të zgjerojmë shërbimet tona, të trajnojmë më shumë profesionistë dhe të krijojmë një rrjet të gjerë të kujdesit në të gjithë Kosovën. Do të kemi kontakte edhe me shoqatat bamirëse si për shembull Kryqi i Kuq, që të na mbështesin dhe të ofrojmë më shumë shërbime edhe për personat me ndihma sociale.
Albinfo.ch: A planifikoni ta zgjeroni aktivitetin në qytete të tjera të Kosovës?
Albaswiss care: Po, ky është synimi ynë. Pas themelimit në Prishtinë, duam të zgjerohemi edhe në qytete tjera të Kosovës, duke përfshirë më vonë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Albinfo.ch: Çfarë mesazhi keni për diasporën shqiptare që mund të investojë në projekte të ngjashme?
Albaswiss care: Diaspora shqiptare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kushdo që investon në projekte sociale jo vetëm që ndihmon zhvillimin ekonomik, por edhe përmirëson jetën e shumë njerëzve. Ne i inkurajojmë të gjithë të angazhohen në projekte inovative dhe të qëndrueshme. Dua të flas vetëm për diasporën tonë në Zvicër, ku thuhet se ekzistojnë mbi 11.000 biznese në pronësi të shqiptarëve. Nëse vetëm 50% nga këto biznese hapin punë dhe investojnë në Kosovë në të ardhmen, ne do te kemi një zhvillim të madh në ekonominë tonë. T`i bashkojmë idetë tona dhe ta kuptojmë se menaxhimi modern do të thotë, të ndajmë përvojën dhe sukseset tona me njeri tjetrin dhe në këtë mënyrë Kosova të jetë shembull në rajon. Mendojmë se është koha e fundit që diaspora të zhvendosë idenë e investimeve në kapital statik siç janë apartamentet apo shtëpitë dhe të investoje në projekte konkrete që me mjetet e tyre të zhvillojnë ide për hapjen e vendeve të reja të punës dhe qarkullimi i parasë së diasporës të mos mbetet statik por aktiv.
The post “Albaswiss Care, një spitex me standarde zvicerane, në Kosovë” appeared first on Albinfo.