SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim
Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump ishte fotoja e “Golden Dome”, që supozohet të mbrojë Shtetet e Bashkuara nga çdo lloj sulmi. Trump tha se një projekt i tillë është frymëzuar nga Mburoja e Hekurt e Izraelit [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump ishte fotoja e “Golden Dome”, që supozohet të mbrojë Shtetet e Bashkuara nga çdo lloj sulmi.
Trump tha se një projekt i tillë është frymëzuar nga Mburoja e Hekurt e Izraelit dhe do të ndërtohet gjatë tre viteve, me një kosto prej 175 miliardë dollarësh.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se sistemi do të prodhohet tërësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe projekti do të mbikëqyret nga Gjenerali Michael Guetlein, i cili aktualisht shërben si zëvendësshef i operacioneve hapësinore.
Presidenti zbuloi se Mburoja e Artë u sugjerua nga ai dhe komandantët ushtarakë e pëlqyen idenë e tij.
Planifikimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Kupolës së Artë, si dhe pagesa për të, do të kërkojnë koordinim intensiv midis Pentagonit, Kongresit, presidentëve aktualë dhe të ardhshëm, kontraktorëve të mbrojtjes dhe trupave. Trump tha se Kanadaja gjithashtu shprehu interes për t’u mbrojtur nga mburoja.
“Golden Dome” ose mburoja e artë do të jetë e projektuar për të bllokuar raketat hipersonike, raketat balistike ndërkombëtare dhe armë te tjera, duke përfshirë armët bërthamore, pavarësisht nëse ato lëshohen nga sipërfaqja e tokës apo nga hapësira.
Në zemër të Golden Dome është një rrjet sensorësh, vëzhguesish dhe interceptorësh me bazë në hapësirë. Plani parashikon lëshimin e satelitëve që rrethojnë globin për të gjurmuar lëvizjet e raketave.
/abcnews.al/