Albian Hajdari largohet nga grumbullimi i Kosovës, nuk luan ndaj Izraelit

Albian Hajdari largohet nga grumbullimi i Kosovës, nuk luan ndaj Izraelit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi, transmeton albinfo.ch.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se, përkundër angazhimit të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e radhës, ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Në njoftimin e saj, FFK ka bërë të ditur se përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, për arsye familjare.

Sipas FFK-së, Avdullahu pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kosova po përgatitet për dy ndeshjet e radhës, me përballjet ndaj Izraelit dhe Austrisë në kuadër të angazhimeve të saj ndërkombëtare.

Të enjten, Kosova është mysafire e Izraelit në ndeshjen e tretë të kësaj faze të Ligës së Kombeve.

Dardanët, ndeshjen e parë e fituan në shtëpi ndaj Irlandës, ndërsa humbën 3-1 ndaj Austrisë si mysafirë./Albinfo.ch

The post Albian Hajdari largohet nga grumbullimi i Kosovës, nuk luan ndaj Izraelit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.