Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës: Do respektoj Kushtetutën dhe ligjin
Albin Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Kurti premtoi se do të zbatojë ligjin, do të respektojë Kushtetutën dhe do të punojë për përparimin e Kosovës. “Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e dhënë. Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, […]
Albin Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Kurti premtoi se do të zbatojë ligjin, do të respektojë Kushtetutën dhe do të punojë për përparimin e Kosovës.
“Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e dhënë. Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, tha Kurti në Kuvend.
Po ashtu janë betuar edhe ministrat e qeverisë së re të Kosovës, përmes nënshkrimit të një deklarate.

