Aleanca Moskë-Kinë, Putin dhe Xi dënojnë sulmin e Izraelit në Iran
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu I tij kinez Xi Jinping dënuan ashpër Izraelin këtë të enjten për sulmet e tij ndaj Iranit dhe kërkuan që të ketë një ulje të tensioneve në mënyrë të menjëhershme pas një bisede telefonike që mbajtën së bashku. Sipas këshilltarit të Kremlinit, Yuri Ushakov, Putin dhe Xi “dënuan fuqishëm [...]Read More...

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu I tij kinez Xi Jinping dënuan ashpër Izraelin këtë të enjten për sulmet e tij ndaj Iranit dhe kërkuan që të ketë një ulje të tensioneve në mënyrë të menjëhershme pas një bisede telefonike që mbajtën së bashku.
Sipas këshilltarit të Kremlinit, Yuri Ushakov, Putin dhe Xi “dënuan fuqishëm veprimet e Izraelit, të cilat shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe norma të tjera të së drejtës ndërkombëtare”. Ata theksuan se zgjidhja duhet të arrihet vetëm përmes mjeteve politike dhe diplomatike.
Në deklaratën e agjencisë zyrtare kineze, Xi nuk e përmendi drejtpërdrejt SHBA-në, por tha se “vendet e mëdha” me ndikim të veçantë në rajon duhet të intensifikojnë përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet. “Palët ndërluftuese, sidomos Izraeli, duhet të ndalojnë menjëherë zjarrin për të shmangur përshkallëzimin dhe përhapjen e luftës,” tha presidenti Kinez .
Telefonata mes Vladimir Putin dhe Xi Jinping vjen pasi mediat ndërkombëtare raportuan se pergjate fundjaves se shkuar dhe kesaj te Hene Kina kishte derguar ne Iran tri avione mallrash te cilat mund te perdoren per transportin e paisjeve dhe armeve ushtarake. Kina dhe Irani jane partnere strategjike dhe kane nje qellim per nje rend te ri boteror ku nuk udheheqin me Shtetet e Bashkuara.
Rusia nderkohe nga ana tjeter ka paralajmeruar për një katastrofë nëse konflikti Izrael-Iran, që tashmë ka hyrë në ditën e shtatë, përshkallëzohet më tej, dhe i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në bombardimet izraelite.
Putin ka qenë në komunikim me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin iranian Masoud Pezeshkian, duke shprehur gatishmërinë e Rusisë për të ndërmjetësuar mes palëve në konflikt.