Allegri ‘godet’ fort: Mesfusha e Milanit bëhet frikë për Evropën

Departamenti i mesfushës ishte një nga pikat më të dobëta të AC Milan sezonin e kaluar, por tani pritet të shndërrohet në armën kryesore të skuadrës kuqezi. Pas një vere aktive në merkato, drejtuesit e klubit kanë sjellë emra të rëndësishëm si Luka Modric, Samuele Ricci dhe Ardon Jashari, ndërsa është larguar holandezi Tijjani Reijnders. […]

Allegri ‘godet’ fort: Mesfusha e Milanit bëhet frikë për Evropën

Departamenti i mesfushës ishte një nga pikat më të dobëta të AC Milan sezonin e kaluar, por tani pritet të shndërrohet në armën kryesore të skuadrës kuqezi. Pas një vere aktive në merkato, drejtuesit e klubit kanë sjellë emra të rëndësishëm si Luka Modric, Samuele Ricci dhe Ardon Jashari, ndërsa është larguar holandezi Tijjani Reijnders.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani ka ndryshuar më shumë se çdo repart tjetër pikërisht mesfushën, me objektivin për të kthyer ekuilibrin dhe kontrollin në lojë. Ndërkohë, trajneri Massimiliano Allegri, i cili ka marrë drejtimin e Milanit këtë sezon, po eksperimenton me skema të ndryshme në ndeshjet miqësore, transmeton ORAinfo.

Alternativa të shumta dhe cilësi e garantuar

Me rikonstruktimin e mesfushës, Allegri ka në dispozicion një grup të gjerë lojtarësh që i ofrojnë atij fleksibilitet maksimal. Përveç prurjeve të reja, pjesë e grupit janë edhe Youssouf Fofana, Ruben Loftus-Cheek, Yunus Musah dhe Warren Bondo.

Megjithatë, njëri mes Musah dhe Bondo pritet të largohet para fundit të merkatos. Musah mund të përdoret edhe si mbrojtës i djathtë në situata emergjente, ndërsa Bondo – i rikthyer nga huazimi te Monza – duhet të luajë për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Modric-Ricci-Jashari, mesfusha e ëndrrave?

Në letër, Allegri ka mundësinë të vendosë një treshe të re me emra të mëdhenj si Modric, Ricci dhe Jashari. Megjithatë, trajneri është i vetëdijshëm se nuk duhet të bie pre e “entuziazmit të prezantimit”, por të gjejë përzierjen e duhur mes përvojës dhe freskisë.

Në miqësoret kundër Arsenalit dhe Liverpoolit janë testuar edhe formacione si 3-5-2, 4-3-3 dhe 5-4-1, ku një sulmues – zakonisht Christian Pulisic – ka zbritur në ndihmë të mesfushës.

Sfida e Allegrit: Të shndërrojë potencialin në rezultat

Me një mesfushë të rinovuar dhe plot alternativa, sfida e vërtetë për Allegrin është të krijojë një identitet të qartë loje dhe të ruajë balancën në fushë. A do të arrijë Milani të rikthejë lavdinë duke filluar nga zemra e skuadrës? /ORAinfo/