Allegri i ‘çmendur’ pas Rabiot, Milan duhet të sakrifikojë këtë lojtar për të arritur te francezi
Milan po përgatitet për më shumë se një afrimin në ditët e fundit të merkatos. Një nga objektivat kryesorë të kuqezinjve është Adrien Rabiot, i cili është pezulluar nga Olympique Marseille pas një konflikti me një shok ekipi në dhomat e zhveshjes, në ndeshjen hapëse të Ligue 1 ndaj Rennes. Edhe pse drejtuesit e Milanit […]

Milan po përgatitet për më shumë se një afrimin në ditët e fundit të merkatos.
Një nga objektivat kryesorë të kuqezinjve është Adrien Rabiot, i cili është pezulluar nga Olympique Marseille pas një konflikti me një shok ekipi në dhomat e zhveshjes, në ndeshjen hapëse të Ligue 1 ndaj Rennes.
Edhe pse drejtuesit e Milanit kanë ndjekur disa alternativa për të përforcuar mesfushën, Rabiot mbetet prioritet për trajnerin Max Allegri, i cili e njeh mirë francezin që nga koha kur punuan bashkë te Juventusi.
Për ta bërë të mundur afrimin e Rabiot, klubi italian duhet të sakrifikojë një nga mesfushorët aktual. Emri më i përfolur për largim është ai i Yunus Musah, raporton ORAinfo.
Për amerikanin ka pasur oferta konkrete, madje një prej tyre nga Arabia Saudite me vlerë 30 milionë euro, e cila u refuzua nga kuqezinjtë.
Megjithatë, duke parë situatën aktuale, duket se Milan nuk ka rrugë tjetër përveç se të largojë Musah për të tentuar më pas transferimin e Rabiot.
Për mesfushorin francez ka interesim edhe nga klube të tjera të mëdha, si në Serie A ashtu edhe në ligat elitare evropiane. /ORAinfo/