Alpinisti sulmohet nga tufa e lopëve në Zvicër
“Mendova se do të vdisja” – ishin fjalët e alpinistit The post Alpinisti sulmohet nga tufa e lopëve në Zvicër appeared first on Albinfo.

Një alpinist në kantonin e Jurës u sulmua dhe u plagos rëndë nga një tufë lopësh. Perderisa ai po shëtiste qenin e tij pa zinxhir, u godit nga një tufë lopësh, transmeton albinfo.ch.
Organet shëndetësore bën me dije se ai pësoi disa thyerje kockash dhe mavijosje pasi lopët e rrëzuan.
Burri po ecte midis Soubey dhe Saignelégier, i shoqëruar nga qeni i tij i lëshuar.
Sipas gazetës ” Le Quotidien Jurassien “, ai pësoi dy brinjë të thyera, një tronditje dhe shumë mavijosje. Lopët e rrëzuan dhe e shkelën. Dyshohet se qeni mund t’i ketë frikësuar kafshët .
https://www.20min.ch/story/kanton-jura-ich-dachte-ich-sterbe-wanderer-von-kuhherde-schwer-verletzt-103382333
The post Alpinisti sulmohet nga tufa e lopëve në Zvicër appeared first on Albinfo.