Shkollat Shqipe në Londër nisin vitin e ri shkollor
Ky vit i ri shkollor pritet të sjellë më shumë mundësi për fëmijët e diasporës shqiptare në Londër, duke i lidhur ata më ngushtë me gjuhën amtare, kulturën dhe traditat kombëtare, përcjell albinfo.ch. Më 4 tetor 2025, Shkolla Shqipe “Westminster” do të hapë dyert për nxënësit nga ora 11:00 deri në 13:00 në zonën Westminster–Kilburn. […] The post Shkollat Shqipe në Londër nisin vitin e ri shkollor appeared first on Albinfo.

Ky vit i ri shkollor pritet të sjellë më shumë mundësi për fëmijët e diasporës shqiptare në Londër, duke i lidhur ata më ngushtë me gjuhën amtare, kulturën dhe traditat kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Më 4 tetor 2025, Shkolla Shqipe “Westminster” do të hapë dyert për nxënësit nga ora 11:00 deri në 13:00 në zonën Westminster–Kilburn. Po atë ditë, do të nisë mësimi edhe në një shkollë të re shqipe në Chiswick, ku orët do të zhvillohen nga ora 15:00 deri në 17:00.
Njoftimin e ka bërë të ditur mësuesja Anila Kadija nga Shkolla Shqipe “Westminster”, e cila theksoi gjithashtu arritjet e veçanta të vitit të kaluar, ku nxënësit u dalluan në aktivitete kulturore, artistike dhe gjuhësore.
Agjencia Kombëtare e Diasporës ka uruar të gjitha shkollat shqipe në Londër dhe më gjerë për një vit të mbarë shkollor, duke shprehur mbështetjen për mësuesit, nxënësit dhe prindërit që kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kulturor në diasporë./Albinfo.ch
The post Shkollat Shqipe në Londër nisin vitin e ri shkollor appeared first on Albinfo.