Ambasada amerikane për diplomimin e 344 rekrutëve të FSK-së: Krenarë që festojmë këtë moment historik
344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan në një ceremoni që u mbajt në Komunën e Ferizajt. Atasheu i Mbrojtjes, Kolonel Berg, nga ambasada amerikane mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ambasada tha se është krenare që po e feston këtë moment historik bashkë
344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan në një ceremoni që u mbajt në Komunën e Ferizajt.
Atasheu i Mbrojtjes, Kolonel Berg, nga ambasada amerikane mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ambasada tha se është krenare që po e feston këtë moment historik bashkë me Kosovën.
“Jemi krenarë që festojmë këtë moment historik të rëndësishëm së bashku, përkushtimi, disiplina dhe përkushtimi juaj për shërbim shënojnë fillimin e një rrugëtimi fisnik në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”.