Ambasadori Latifi uron Kosovën dhe shtetet e EFTA-s pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi ka reaguar me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe EFTA-s.
Përmes një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook”, ai ka deklaruar se kjo është ditë e rëndësishme për Kosovën.
“Kjo marrëveshje hapë mundësi të reja për tregti, investime dhe bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-së”, ka thënë ai.
Ambasadori e ka konsideruar se kjo do të thotë shumë për bizneset e Kosovës teksa për vendin e ka quajtur si hap të rëndësishëm drejt integrimit ekonomik evropian, transmeton albinfo.ch.
The post Ambasadori Latifi uron Kosovën dhe shtetet e EFTA-s pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



