Ambasadori Rohde: Jam i frustruar për moslargimin e masave të BE-së ndaj Kosovë

Së fundmi në një emsion televiziv, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka kërkuar që masat e BE-së ndaj Kosovës të hiqen, teksa ka shprehur frustrimin se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Po ashtu Rohde ka kritikuar edhe qasjen e Serbisë pas njohjes që Kosova mori nga Kenia “Për masat, mund të përsëris vetëm […] The post Ambasadori Rohde: Jam i frustruar për moslargimin e masave të BE-së ndaj Kosovë appeared first on Albinfo.

Ambasadori Rohde: Jam i frustruar për moslargimin e masave të BE-së ndaj Kosovë

Së fundmi në një emsion televiziv, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka kërkuar që masat e BE-së ndaj Kosovës të hiqen, teksa ka shprehur frustrimin se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Po ashtu Rohde ka kritikuar edhe qasjen e Serbisë pas njohjes që Kosova mori nga Kenia

“Për masat, mund të përsëris vetëm se Gjermania avokon vazhdimisht heqjen e menjëhershme të masave si shumica e vendeve. Më duhet të pranoj se jam gjithashtu pak i frustruar që nuk ka ndodhur ende, sepse krijon një çekuilibër dhe efekte konkrete”, ka thënë ai në një intervistë në “Interaktiv”.

Kosovës i janë vënë masat ndëshkuese në qershorin e vitit 2023 e ato nuk janë hequr edhe pse ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në fund të vitit të shkuar rekomandoi një gjë të tillë.

E ambasadori gjerman ka kritikuar edhe Serbinë pas reagimeve të zyrtarëve të saj, për njohjen e fundit që Kosova e mori nga Kenia.

“Është vërtet e mirëseardhur që Kenia e njohu Kosovën. Shpresoj që shumë vende të tjera ta bëjnë të njëjtën gjë. Dhe sigurisht që reagimi i Serbisë, është shkelje e rëndë e nenit të katërt të marrëveshjeve të Brukselit për të mos bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Rohde.

Ambasadori Rohde, në intervistë ka folur edhe për marrëveshjen ushtarake të arritur mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë, për Planin e Rritjes të BE-së si dhe për ndikimin dhe qasjen që mund ta ketë qeveria e re gjermane në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

The post Ambasadori Rohde: Jam i frustruar për moslargimin e masave të BE-së ndaj Kosovë appeared first on Albinfo.