Oda Amerikane kërkon prioritet për gazin e lëngshëm amerikan në Kosovë

Oda Amerikane kërkon prioritet për gazin e lëngshëm amerikan në Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje institucioneve të reja që të trajtojnë me prioritet integrimin e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan si pjesë të strategjisë së ardhshme energjetike të vendit.
Sipas njoftimit të Oda Ekonomike Amerikane, Kosova po ndodhet në një kohë vendimtare për të ardhmen e sektorit të saj energjetik. Vendimet që do të merren në muajt dhe vitet në vijim do të përcaktojnë jo vetëm mënyrën e prodhimit të energjisë elektrike, por edhe nivelin e sigurisë energjetike, konkurrueshmërinë ekonomike dhe aftësinë e vendit për të përmbushur kërkesat e një ekonomie në zhvillim.
“Për Kosovën, e cila vazhdon të mbështetet në kapacitete të vjetruara gjeneruese dhe në importe të konsiderueshme të energjisë elektrike, koha e nevojshme për ndërtimin dhe vënien në funksion të kapaciteteve të reja prodhuese është një faktor me rëndësi strategjike. Çdo vit vonesë në krijimin e kapaciteteve të reja vendore nënkupton ekspozim të vazhdueshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregjeve rajonale, kostove të larta të importit dhe pasigurisë së furnizimit”, thuhet në njoftim.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se institucionet e reja kanë mundësinë të ndërtojnë një politikë energjetike të bazuar në analiza profesionale dhe interesin afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, ajo u bën thirrje institucioneve që qasjen në infrastrukturën rajonale të LNG-së amerikane ta trajtojnë me prioritet dhe ta vlerësojnë këtë mundësi si një investim strategjik në sigurinë energjetike, konkurrueshmërinë ekonomike dhe të ardhmen e Kosovës.
Me pak fjalë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon që institucioneve të reja t'i kushtojnë prioritet integrimit të Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan, duke e parë këtë si një investim strategjik për sigurinë energjetike dhe të ardhmen e vendit.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



