Analisti Muhaxhiri: Opozita e Kosovës nuk ka harmonizim dhe nuk mund të krijojë Qeveri pa bashkëpunim

Analisti politik Artan Muhaxhiri ka komentuar situatën aktuale në opozitën e Kosovës, duke theksuar se ajo është e përçarë dhe pa harmonizim të veprimeve. Sipas tij, opozita nuk ka indicie të një afërsi të qëndrimeve dhe pa bashkëpunim dhe kompromis nuk ka mundësi për krijimin e një Qeverie nga ana e saj. ‘’Për fat të

Analisti Muhaxhiri: Opozita e Kosovës nuk ka harmonizim dhe nuk mund të krijojë Qeveri pa bashkëpunim

Analisti politik Artan Muhaxhiri ka komentuar situatën aktuale në opozitën e Kosovës, duke theksuar se ajo është e përçarë dhe pa harmonizim të veprimeve.

Sipas tij, opozita nuk ka indicie të një afërsi të qëndrimeve dhe pa bashkëpunim dhe kompromis nuk ka mundësi për krijimin e një Qeverie nga ana e saj.

‘’Për fat të keq opozita e Kosovës  duket e çakorduar , nuk ka asnjë harmonimizim të veprimeve , nuk ka indikacione se ka ndonjë përafrim të qëndrimeve ‘’, tha për FrontOnline Muhaxhiri.

Muhaxhiri ka kritikuar qasjen e opozitës për kërkesa maksimaliste, veçanërisht për postin e kryeministrit, duke thënë se kjo i bllokon mundësitë për një marrëveshje të mundshme.

Ai ka sugjeruar që, për të krijuar një qeveri, opozita duhet të ndryshojë qasjen e saj, të jetë më fleksibile dhe të shmangë kërkesat ekstreme, pasi pa kompromis nuk mund të shkohet përpara dhe opozita vetëm do të forcojë pozitat e kryeministrit Albin Kurti.

‘’Nuk është qasje e duhur që kërkesat maksimal të thuhen në fillim, pra posti i kryeministrit të kërkohet nga të gjitha palët, sepse kjo e bllokon idenë e një marrëveshjeje potenciale  nëse duan ta krijojnë qeverinë duhet ta ndryshojnë qasjen krejtësisht duhet të jenë më fleksibil sepse me kërkesa maksimaliste nuk mund të ketë hapa përpara por vetëm e fuqizojnë z.Kurtin’’, përfundoi Muhaxhiri