Analizë/ Sa dëme mund t’i shkaktojë Donald Trump miliarderit Elon Musk?
Aksionet e Tesla u rritën pas zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor, pasi investitorët ishin të bindur se Donald Trump do t’i bënte shërbime të mëdha mbështetësit kryesor financiar, CEO-së së Teslas, Elon Musk. Por, presidenti amerikan mund ta dëmtojë shumë më shumë miliarderin afrikano-amerikan. Ky rrezik është një nga arsyet pse aksionet e Teslas ranë [...]Read More...

Aksionet e Tesla u rritën pas zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor, pasi investitorët ishin të bindur se Donald Trump do t’i bënte shërbime të mëdha mbështetësit kryesor financiar, CEO-së së Teslas, Elon Musk.
Por, presidenti amerikan mund ta dëmtojë shumë më shumë miliarderin afrikano-amerikan.
Ky rrezik është një nga arsyet pse aksionet e Teslas ranë dje me 14 për qind, pas një përplasjeje të ashpër dhe publike mes Trumpit dhe Musk.
Por, nuk është vetëm Tesla që rrezikohet. SpaceX mbështetet shumë në kontrata qeveritare për një pjesë të madhe të të ardhurave të tij. Tesla, SpaceX dhe kompanitë e tjera të Muskut, duke përfshirë rrjetin social X, kompaninë e inteligjencës artificiale xAI dhe kompaninë për programin “truri-kompjuter” Neuralink, të gjitha janë subjekt i rregullimit federal, raporton cnn. Për më tepër, Musk përballet me hetime të mundshme nga agjenci si Komisioni i Vlerësimit të Letrave me Vlerë (SEC), i cili po heton nëse ai ka shkelur rregullat gjatë blerjes së pjesës fillestare në X (ish-Twitter), para se të nisë ofertën për blerjen e kompanisë, transmeton Telegrafi.Trump dje në rrjetin social Truth Social kërcënoi “mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda dollarë në buxhetin tonë është heqja e subvencioneve dhe kontratave qeveritare për Elon Musk. Më ka habitur që Biden nuk e ka bërë këtë!”.
Musk i përgjigj në X me “vetëm po bëhet më mirë,” me dy emoji qeshurash, dhe shtoi se “vazhdoni, më bëni ditën më të mirë”.
Përfitim i madh nga ulja e taksave
Tesla ka relativisht pak kontrata direkte me shtetin, por ka politika federale që ndikojnë drejtpërdrejt në financat e saj, përfshirë uljen e taksës prej 7500 dollarësh për blerësit e automjeteve elektrike, që i lejon Teslas dhe prodhuesve të tjerë të rrisin çmimet.Vetëm vitin e kaluar, kjo i ka sjellë Teslas miliarda dollarë, sipas cnn.
Gjithashtu, Tesla ka fituar më shumë se 8 miliardë dollarë në gjashtë vitet e fundit nga shitja e kredive rregullatore prodhuesve të tjerë për të ndihmuar në përmbushjen e standardeve federale dhe shtetërore të emetimeve.Trump kërkon heqjen e këtyre standardeve dhe marrjen e të drejtës nga shtetet për të vendosur rregulla të veta mbi emetimet, që do të shkatërronte tregun për këto kredi.
Sipas vlerësimeve të JPMorgan, humbja e përfitimit të taksave për automjetet elektrike mund t’i kushtojë Teslas 1.2 miliardë dollarë në vit, ndërsa humbja e të ardhurave nga kreditë rregullatore mund të jetë edhe 2 miliardë dollarë.
Musk e ka lidhur rritjen e ardhshme të Teslas me nisjen e shërbimit të taksive autonome pa shofer.
Opsioni aktual i Teslas “full self driving” (FSD) kërkon praninë e shoferit, dhe shërbimi pritet të nisë në Austin, Teksas, më vonë këtë muaj. Musk pranon se planet ambicioze mund të kufizohen nga rregulloret.
Administrata Federale e Sigurisë së Trafikut Rrugor (NHTSA) ka nisur hetime për aksidentet me automjetet Teslas që përdorin FSD. Shumë mendojnë se këto hetime do të pezulloheshin nën administratën e Trump, që është më e favorshme ndaj Teslas.
SpaceX ka marrë deri më tani kontrata prej 15.2 miliardë dollarësh nga NASA dhe 5.8 miliardë dollarë nga Departamenti i Mbrojtjes, plus disa milionë të tjerë nga agjenci të tjera. Megjithatë, nuk ka kompani tjetër që mund ta zëvendësojë SpaceX në këto kontrata.
Për shembull, Boeing, e vetmja kompani tjetër që mund të transportojë astronautë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pati probleme serioze në fluturimin e saj të vetëm me ekuipazh vitin e kaluar.
SpaceX gjithashtu është subjekt i mbikëqyrjes së NASA-s dhe FAA-së, ndërsa shërbimi i tij satelitor i internetit Starlink kërkon miratim nga FCC për zgjerimin e shërbimit.