Anglia, kampione e Evropës
Anglia ka mbrojtur titullin e kampionit, në finalen ndaj Spanjës në Bazel The post Anglia, kampione e Evropës appeared first on Albinfo.

Anglia ka mbrojtur titullin e kampionit. Futbollistet angleze triumfuan në Bazel në finalen e Kampionatit Evropian për Femra, që u mbajt në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Në një super finale, anglezet fituan ndaj Spanjës me penallti.
Koha e rregullt përfundoi 1:1, derisa edhe në 30 minuta vazhdime nuk kishte fitues, duke bërë që 11 metërshat të vendosin kampionin.
Anglia triumfoi dhe mbrojti titullin që e kishte fituar më 2022, që ishte mbajtur pikërisht në Angli. Ky është titulli i dytë për Anglinë.
Evropiani nga 2 korriku është mbajtur në Zvicër, që do të mbahet mend për një super organizim.
The post Anglia, kampione e Evropës appeared first on Albinfo.