NISMA gati për bisedime me LVV-në për formimin e Qeverisë, pa kushte

NISMA e hapur për dialog me LVV-në për formimin e Qeverisë The post NISMA gati për bisedime me LVV-në për formimin e Qeverisë, pa kushte appeared first on Albinfo.

NISMA gati për bisedime me LVV-në për formimin e Qeverisë, pa kushte

Nisma Socialdemokrate është e gatshme t’i përgjigjet çdo ftese nga Lëvizja Vetëvendosje për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së re, përcjell albinfo.ch.

Me vetëm dymbëdhjetë ditë të mbetura për formimin e qeverisë nga LVV, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, për KosovaPress thekson se partia ka “përgjegjësi politike dhe nuk ka asnjë arsye të mos jetë pjesë e diskutimeve me LVV-në”.

Ajo shton se nëse formimi i qeverisë varet vetëm nga tre votat e Nisma-s, “nuk do të vendosen kushte për krijimin e institucioneve të reja”.

Megjithatë, Izmaku nënvizon se është e nevojshme të “sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit”, duke theksuar se legjislativi nuk duhet të funksionojë nën drejtimin e një figure që ka krijuar përçarje.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u mandatua për kryeministër nga presidentja Vjosa Osmani më 11 tetor. Kurti ka bërë të ditur se gjatë këtij fundjave, pas analizës së rezultateve të zgjedhjeve lokale, do të nisë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

The post NISMA gati për bisedime me LVV-në për formimin e Qeverisë, pa kushte appeared first on Albinfo.