Liderja e opozitës fitoi Nobelin për Paqe, Venezuela i vë kyçin ambasadës në Oslo
Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se Venezuela ka mbyllur ambasadën në Oslo pa arsye, pak ditë pasi liderja e opozitës, María Corina Machado, mori çmimin Nobel për Paqen. “Jemi informuar nga ambasada e Venezuelës se po mbyll dyert dhe nuk është dhënë asnjë arsye”, tha për AFP zëdhënësja Cecilie Roang. “Është për të [...]Read More...

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se Venezuela ka mbyllur ambasadën në Oslo pa arsye, pak ditë pasi liderja e opozitës, María Corina Machado, mori çmimin Nobel për Paqen.
“Jemi informuar nga ambasada e Venezuelës se po mbyll dyert dhe nuk është dhënë asnjë arsye”, tha për AFP zëdhënësja Cecilie Roang.
“Është për të ardhur keq. Pavarësisht dallimeve tona në disa ndryshime, Norvegjia do që të mbajë dialog të hapur me Venezuelën dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim.”
Sipas Verdens Gang, shërbimet e ambasadës nuk po përgjigjeshin më në telefon pasditen e së hënës. Numrat ishin shkëputur, sipas vëzhgimit të darkës nga AFP.
Vendimi vjen tri ditë pas marrjes së çmimit Nobel nga Machado në Oslo. Ajo e ka kthyer në mision rrëzimin e regjimit Chavista në Venezuelë.
Machado u ndalua që të garonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ku Nicolás Maduro u shpall fitues pavarësisht protestave të opozitës.
Ajo është drejtuese e lëvizjes së qendrës së djathtë liberale Vente, e shpallur e jashtëligjshme nga autoritetet vendase. Megjithatë, Machado është deputete në parlamentin e Venezuelës si e pavarur./abcnews.al