Kosova, papritur bëhet pengesa kryesore për kualifikimin e Zvicrës në Botëror

Jakin: "Është e jashtëzakonshme ajo që po bën Kosova. Por nëse kualifikimi ynë duhet të vendoset në ndeshjen finale, atëherë do ta pranojmë atë sfidë" The post Kosova, papritur bëhet pengesa kryesore për kualifikimin e Zvicrës në Botëror appeared first on Albinfo.

Kosova, papritur bëhet pengesa kryesore për kualifikimin e Zvicrës në Botëror

Fitorja e Kosovës si mysafire ndaj Suedisë dhe rezultati baraz, i pakënaqshëm i Zvicrës ndaj Sllovenisë, ka ndryshuar ndjeshëm pozitën e Nati-t në garat për Botërorin 2026. Kështu, Kosova bëhet papritur pengesa më serioze për kualifikimin direkt të Zvicrës në Kupërn e Botës, që, deri dje konsiderohej çështje e kryer, shkruan albinfo.ch.

Kjo “befasi” është temë numër një e lajmeve dhe analizave sportive që po publikohen në mediat zvicerane. Kosova, me 7 pikët e fituara, tani mbetet pasuesja e vetme e Zvicrës (që ka 10 pikë) në grupin ku garojnë bashkë. Nëse Zvicra nuk fiton në ndeshjen kundër Suedisë, më 15 nëntor, Kosova mund t`ia rrezikojë Zvicrës jo vetëm kualifikimin e drejtpërdrejtë në Botëror por edhe kualifikimin në përgjithësi. Natyrisht, nëse Kosova do ta fitojë ndeshjen kundër Zvicrës, më 18 nëntor.

Zvicra ruajti të paprekur portën edhe në ndeshjen e saj të katërt kualifikuese për Kupën e Botës. Megjithatë, fitorja e synuar në Slloveni nuk u arrit. Ndeshja e radhës në shtëpi kundër Suedisë është tani edhe më e rëndësishme, thotë kryetrajneri Murat Yakin per mediat zvicerane, blick.ch, 20 minuten, bluewin.ch.etj.

Sidoqoftë, Bileta e Kupës së Botës do të duhet të presë. Me një fitore në Slloveni dhe ndihmën e Suedisë, ekipi kombëtar mund ta kishte vulosur tashmë pjesëmarrjen- tani situata është krejtësisht e ndryshme: Për shkak se Kosova fitoi në Suedi dhe Zvicra mundi të arrinte vetëm një barazim 0-0 në Slloveni, kosovarët janë vetëm tre pikë larg nga ekipi i Murat Yakinit.

Zviceranët ende duhet të udhëtojnë për në Kosovë për ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese. Për të shmangur një finale emocionale, ata kanë nevojë për një fitore kundër Suedisë në Gjenevë më 15 nëntor, trasnmeton albinfo.ch. “Nëse luajmë lojën tonë, jam i bindur se mund të fitojmë përsëri. Patjetër që do të luajmë për fitore në shtëpi kundër Suedisë”, tha Yakin.

Ai nuk ka frikë nga një finale në Prishtinë. “Është e jashtëzakonshme ajo që po bën Kosova. Por ne nuk kemi frikë nga askush. Dhe nëse (kualifikimi) duhet të vendoset në ndeshjen finale, atëherë do ta pranojmë atë sfidë”.

The post Kosova, papritur bëhet pengesa kryesore për kualifikimin e Zvicrës në Botëror appeared first on Albinfo.