Ansambli ‘Pavarësia’ përfaqëson kulturën shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Shtutgartit
Kultura shqiptare në zemër të Shtutgartit The post Ansambli ‘Pavarësia’ përfaqëson kulturën shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Shtutgartit appeared first on Albinfo.

Për tri ditë me radhë, në sheshin qendror të Shtutgartit, Shkolla e Vallëzimit Ansambli “Pavarësia” Stuttgart prezantoi me krenari kulturën dhe traditën e pasur shqiptare nga Kosova, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Veror, të organizuar nga Forum der Kulturen, transmeton albinfo.ch.
Valltarët e Ansamblit “Pavarësia” sollën në skenë një program të larmishëm artistik, përmes të cilit promovuan me përkushtim vlerat tona kulturore përballë një publiku të gjerë dhe ndërkombëtar. Krahas programit skenik, për tre ditë me radhë, shtandi “Kosova” ofroi ushqime tradicionale dhe mikpritje shqiptare, duke afruar vizitorët me shijen dhe shpirtin e kulturës sonë.
The post Ansambli ‘Pavarësia’ përfaqëson kulturën shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Shtutgartit appeared first on Albinfo.